Pozitat në Bashkimin Evropian, vendet lindore bllokojnë procesin, kundër Timmermansit

Evropë

Pozitat në Bashkimin Evropian, vendet lindore bllokojnë procesin, kundër Timmermansit

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 08:18
Ilustrim

Është duke u mbajtur samiti i Bashkimit Evropian, ku përfaqësuesit e shteteve anëtare janë mbledhur për të biseduar rreth pozitave udhëheqëse të institucioneve.

Sipas burimeve të brendshme të Euronews, disa vende të Evropës Lindore kanë dalë kundër holandezit socialist Frans Timmermans, i cili flitet se është kandidati potencial për pozitën e Presidentit të Komisionit.

E gjitha kjo, për shkak të mungesës së një balanci mes vendeve perëndimore dhe atyre lindore.

Liderët e Partisë Popullore Evropiane, janë takuar në ora 04:38 të mëngjesit për të biseduar, por nuk janë prononcuar për media.

Shtetet anëtare dështuan që të arrijnë një marrëveshje për pozitat udhëheqëse në samitin e kaluar, e kjo për shkak se Gjermania dhe Franca nuk arritën të pajtoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat