I nxehti në Europë/ Pas Francës, rekord në Gjermani

Evropë

I nxehti në Europë/ Pas Francës, rekord në Gjermani

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 12:32
Foto

Pas Francës edhe Gjermania ka thyer rekordin kombëtar të temperaturës më të lartë të arritur ndonjëherë.

Të premten termometri shënoi 45.9 gradë celcius në një Rajon të Francës, rekord absolut për vendin. Ndërsa të dielën, në Bad Kreuznach, në Renania-Palantinato, mërkuri u ndal në 38.9 gradë celcius, rekord gjerman për muajin e qershorit.

Rekordi absolut në Gjermani është 40.3 gradë celcius.

Për momentin janë raportuar të paktën tetë viktima në Europën Perëndimore, për shkak të valës së të nxehtit Saharian, katër në Francë, dy në Spanjë dhe dy në Itali.

Edhe Papa Francesku, në meshën e të dielës në Shën Pjetër është lutur për ata që vuajnë nga i nxehti, të sëmurë, të moshuar, njerëz që duhet të punojnë jashtë, në kantiere.

Temperaturat ndërkohë nuk pritet të zbresin ditët e ardhshme. Nga e hëna e në vijim, temperaturat maksimale do të variojnë nga 33 deri në 37 gradë celcius, me ndonjë trazirë të vogël në mesjavë, dhe kthjellim dhe vijim të të nxehtit në ditët që pasojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat