Merkel: Vendet e Ballkanit Perëndimor janë fqinjët tanë europianë

Evropë

Merkel: Vendet e Ballkanit Perëndimor janë fqinjët tanë europianë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:15
Angela Merkel

Që në fillim të fjalës së saj për Konferencën e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Poznan, kancelarja gjermane kujton lidhjet që ka Gjermania me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shumë njerëz që jetojnë në Gjermani kanë lidhje personale me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke ndertuar kështu një urë”, shprehet ajo. DW citon paraprakisht fjalimin ku theksohet nga kancelarja gjermane se vendet e Ballkanit Perëndimor janë “fqinjët tanë europianë” dhe kanë një perspektivë europiane, nëse i plotësojnë kushtet.

“Megjithëse konfliktet luftarake për fat të mirë kanë përfunduar, ka ende një numër të madh konfliktesh që duhen zgjidhur. Prandaj ne si qeveri gjermane në vitin 2014 propozuam që të ketë çdo vit konference vjetore me vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të përmirësohen kontaktet për bisedime dhe mundësitë e bashkëpunimit mes këtyre vendeve”, ka qënë komenti i shefes së ekzekutivit gjerman.

Ajo përmend zgjidhejn e konfliktit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke thënë se “ky shembull pozitiv duhet të na inkurajojë për të zgjidhur problemet në Bosnjë-Hercegovinë, por edhe mes Serbisë e Kosovës”. Kur vjen fjala tek fushat ku duhet çuar përpara bashkëpunimin, Merkel e paraqet si problem të madh zgjerimin e infrastruktures e thotë se BE ka vënë mjaft mjete në dispozicion, por këtu duhet të mbështesin zbatimin e projekteve të rrugëve dhe lidhjeve hekurudhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat