Thyhen rekordet, qershori ishte muaji më i nxehtë - Bota Sot
Thyhen rekordet, qershori ishte muaji më i nxehtë

Evropë

Thyhen rekordet, qershori ishte muaji më i nxehtë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Qershori 2019 është zyrtarisht muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë dhe kjo është konfirmuar nga programi i vëzhgimit të tokës të Bashkimit Evropian, Kopernikus.

Agjencia publikoi të dhënat e temperaturave për qershorin 2019 dhe statistikat konfirmuan atë që shumëkush në Evropë e kish ndjerë: ky muaj është më i nxehti në Evropë që kur regjistrimi i të dhënave ka filluar me temperatura 2 gradë mbi mesataren. Gjatë javës së shkuar, java më e nxehtë e muajit më të nxehtë, Franca, Zvicra, Spanja veriore, Italia, Austria dhe republika Çeke, panë temperatura nga 6 deri në 10 gradë celsius më të larta se mesatarja.

“Edhe pse vala e të nxehtit e 2019 nuk ka zgjatur aq sa ajo e 2018, ka qenë veçanërisht intensive”, – shpjegon Kopernikus. Rekordi i mëparshëm evropian për muajin e qershorit, që tani është rrëzuar, daton në 1999. Temperatura mesatare globale ishte po ashtu më e larta e regjistruar ndonjëherë për muajin e qershorit edhe pse ishte vetëm 0.1 gradë celsius më e lartë se rekordi i mëparshëm i verës 2016.

Krahasuar me temperaturat e qershorit që nga 1880, muaji i shkuar ishte më shumë se 3 gradë më i nxehtë në Evropë dhe mbi 1 gradë më i nxehtë në shkallë globale. Edhe pse është e vështirë t’ia atribuosh në mënyrë direkte këtë valë të nxehti ndryshimeve klimaterike, këto evente ekstreme të motit pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta ndërsa planeti vazhdon të nxehet për shkak të përqendrimit në rritje të gazrave që shkaktojnë efektin serë – tha Kopernikus në një deklaratë për shtyp.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...