Presidenti në shkuarje i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka mbajtur sot një konferencë pas nominimit të Ministjres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen për kryetare të Komisionit Evropian.
“Jam shumë i lumtur për këtë. Mbi të gjitha, Evropa është grua”, ka deklaruar Tusk, shkruan Euronews.
“Mendoj se pritja ia ka vlejtur për diçka të tillë”, është shprehur ai lidhur me nonominin e Leyen.
Ai poashtu ka thënë se përvoja e Charles Michel si kryeministre e Belgjikës do ta bëjë atë një “person ideal për të krijuar konsensus brenda Këshillit të Evropës”.