Kroacia nis procesin e shtimit të avionëve luftarakë

Evropë

Kroacia nis procesin e shtimit të avionëve luftarakë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 22:35
Kroaci

Qeveria e Kroacisë në seancën e sotme miratoi vendimin për themelimin e komisionit ndërministror për blerjen e avionëve luftarakë shumë dimensionalë.

Qeveria kroate me vendimin e sotëm ka konfirmuar se Republika e Kroacisë ka nevojë për të ruajtur aftësitë për mbrojtjen e hapësirës ajrore me avionë të saj luftarakë dhe nevojën për të nisur procesin e blerjes së avionëve luftarakë shumë dimensionalë.

“Po hapim një faqe të re dhe po fillojmë procesin e ri të furnizimit me avionët luftarakë shumë dimensionalë”, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviç në fjalën e tij të hapjes në mbledhjen e qeverisë.

Kroacia ka nisur procesin e blerjes së avionëve luftarakë me qëllim aftësimin e forcave ajrore dhe kontrollimit të hapësirës ajrore kroate në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me standardet e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat