Javën e ardhshme, Turqia pranon dërgesën e parë të raketave ruse

Evropë

Javën e ardhshme, Turqia pranon dërgesën e parë të raketave ruse

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Dërgesa e parë e sistemit raketor rus pritet të arrijë në Turqi, gjatë javës së ardhshme, raporton Reuters duke cituar televizionin privat turk, Haberturk.

Uashingtoni e ka paralajmëruar Turqinë, se do të përballet me sanksione, nëse e instalon sistemin rus.

Ankaraja, mund të përjashtohet edhe nga projekti i furnizimit me aeroplanët amerikan F-35, nëse e përmbushë kontratën me rusët.

SHBA-ja thotë se sistemi rus, përbën rrezik për aeroplanët e saj ushtarak.

Mediumi turk, gjithashtu raportoi, se një ekip i teknikëve rus, do të mbikqyrë instalimin e sistemit.

Edhe aleatët tjerë të NATO-s, kanë shprehur brengën lidhur me këtë ndërmarrje të Turqisë, raporton Rel.

“Pavarësisht sanksioneve që mund të pasojnë, pavarësisht mesazheve nga Amerika, ne e kemi blerë sistemin S-400”, tha, më 24 qershor, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, për gazetarët në Ankara. Në muajin maj, Ndihmës-sekretarja e mbrojtjes, Kathryn Wheelbarger, tha se blerja e sistemit të raketave S-400 nga ana e Turqisë, do të kishte një efekt “shkatërrues” për raportet e saj me aleatët tjerë të NATO-s, si dhe pjesëmarrjen e saj në programin e furnizimit me aeroplanë luftarakë të SHBA-së, F-35.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat