Varrosen marinarët që vdiqën nga zjarri në një nëndetëse ruse

Evropë

Varrosen marinarët që vdiqën nga zjarri në një nëndetëse ruse

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:29
ilustrim

Në Rusi janë varrosur 14 marinarët rusë, që humbën jetën nga një zjarr në një nëndetëse kërkimore.

Të 14 marinarët u varrosën në një varrezë në Shën Pertersburg.

Autoritetet kanë ndaluar mediat që të përcjellin ceremoninë mortore, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të marinës ruse.

Autoritetet ushtarake dhe qeveritare kanë dhënë pak detaje për incidentin që ndodhi më 1 korrik. Kjo konsiderohet si fatkeqësia më e madhe ujore në Rusi në vitet e fundit.

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje lidhur me nëndetësen ku ka ndodhur incidenti, por mediat ruse kanë raportuar se bëhet fjalë për një nëndetëse që kryente vëzhgime sekrete dhe bënte kërkime, e njohur si Losharik.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se marinarët humbën jetën nga tymi helmues, që u shkaktua nga zjarri. Po ashtu, Ministria tha se disa marinarë kanë shpëtuar, por nuk ka dhënë numrin e saktë të tyre.

Disa prej marinarëve që humbën jetën ishin zyrtarë të lartë të marinës, një indikacion ky se nëndetësja ndoshta ishte duke bërë manovrime të reja ose testime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat