Dënohen me burg pjesëtarët e një grupi trafiku njerëzor në Britani

Evropë

Dënohen me burg pjesëtarët e një grupi trafiku njerëzor në Britani

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 20:00
Britani

Në Britani, tetë pjesëtarë polakë të një grupi të cilësuar si një prej më të mëdhenjve që merret me trafikimin e njerëzve, janë dënuar për rolin e tyre në detyrimin e rreth 400 polakëve për të punuar dhe jetuar në kushte çnjerëzore. Ata morën dënime që varionin nga 11, deri në vjet katër e gjysmë.

Prokurorët thonë se viktimat, të cilët ishin nga Polonia, i kishin detyruar të punonin kundrejt një page fare të ulët, ndërsa organizatorët e operacionit kishin fituar disa milionë dollarë.

Ata thonë se rrjtetet e trafikimit të njerëzve joshin njerëzit e pastrehë, ish-të dënuar dhe alkoolistë polakë për në Britani, me premtimin për punë të paguar mirë, por në fakt detyronin ata të jetonin në kushte të këqija, duke i paguar disa prej tyre më pak se 1 dollarë në ditë.

Viktimat thanë se shkonin në qendrat ku ofrohej ushqim falas për të ngrënë dhe se i kërcënonin, ose sulmonin nëse ankoheshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat