Luftë diplomatike e mediatike SHBA – Rusi në Ballkanin Perëndimor

Evropë

Luftë diplomatike e mediatike SHBA – Rusi në Ballkanin Perëndimor

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 00:49
Foto ilustrim

Drejtori i Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID), Mark Green, më 4 dhe 5 korrik ka diskutuar me përfaqësuesit e G7 në Paris një dokument mbi konceptin e kundërshtimit të ndikimit virusal të Kremlinit në Ballkan, sipas faqes së internetit ku u botua dokumenti.

“Me financimin e USAID-it, 11 partnerë strategjikë të medias rrisin praninë e tyre në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni. Të ardhurat janë të shumëllojshme dhe prania e mediave digjitale po rritet”, thuhet në raport siç raportojnë mediet serbe.

Në këtë raport, USAID ka parashikuar gjithashtu të ndaj mjete për fushatë anti-korrupsion si dhe për të analizuar të dhëna teknologjike në mediet sociale me qëllim analizimin dhe identifikimin e dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

“Shtetet e Bashkuara prej kohësh konsiderojnë se Evropa e fortë dhe e lirë është jetike për interesat strategjike të SHBA-ve. Autoritetet ruse dhe forcat nën kontrollin e tyre përpiqen të dobësojnë ndikimin amerikan në botë dhe të ndajnë SHBA-në nga partnerët”, thuhet në raportin e dokumentit.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për përpjekje për të ndikuar në proceset demokratike në vende të ndryshme. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror vuri në dukje se nuk ka fakte që vërtetojnë veprime të tilla.

Mirëpo, kjo nuk përkon me faktet se agjencitë e lajmeve ruse kanë blerë shumë media në Ballkan e sidomos të tilla me bazë në Serbi.

Andaj, SHBA-të kanë vërejtur rrezikun që vjen nga propaganda ruse dhe nga lajmet e rreme dhe se sa shumë mund të ndikojnë ato në opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat