BE-ja do t’i pranojë 65 imigrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe

Evropë

BE-ja do t’i pranojë 65 imigrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:07
Ilustrim

Autoritetet e Maltës i kanë lejuar 65 imigrantë afrikanë, të cilët ishin shpëtuar pranë bregdetit të Libisë, të qëndrojnë në territorin e këtij shteti deri në dërgimin e tyre në pjesë të tjera të Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, tha pas bisedimeve me Komisionin Evropian dhe zyrtarët e qeverisë gjermane se të gjithë imigrantët e shpëtuar do të dërgohen në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Këta imigrantë u sollën në territorin e Maltës pasi u shpëtuan nga një anije e forcave detare, ndërsa dy anije të tjera u ndalën në portet italiane ditëve të fundit, pavarësisht urdhrit të autoriteteve për të mos e bërë një gjë të tillë. Këto veprime e zemëruan ministrin e brendshëm italian, Matteo Salvini.

Njoftimi i autoriteteve të Maltës erdhi disa orë pasi anëtarët e ekuipazhit të anijes “Alan Kurdi” thanë se tre imigrantë janë alivanosur dhe kanë nevojë emergjente për ndihmë mjekësore.

Zyrtarët e Maltës gjithashtu njoftuan se të dielën i kanë shpëtuar 50 imigrantë të tjerë në një anije që po fundosej.

Ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka thënë se vendi i tij do t’i pranojë deri 40 imigrantë nga këto dy anije imigrantësh, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat