Mjegulla për 4 ditë mbyti 12,000 njerëz – zbulohet arsyeja

Evropë

Mjegulla për 4 ditë mbyti 12,000 njerëz – zbulohet arsyeja

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 21:41
Pamje nga mjegulla

Më shumë se 150,000 njerëz kanë përfunduar në spitale dhe shkencëtarët tani e dinë pse dhe si të parandalojnë ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Ndoshta në shikim të parë dhe është shumë e çuditshme që shkencëtarët po hetojnë se çfarë ka ndodhur në atmosferë më shumë se gjashtë dekada më parë, veçanërisht kur marrim parasysh se gjithçka po ndodh në atmosferën e Tokës në këtë kohë.

Megjithatë, nuk thuhet kot se historia është mësuesja e jetës dhe vetëm studimi i ngjarjeve të kaluara mund të ndihmojë të parandalohen katastrofa të ngjashme në të ardhmen, transmeton KosovaPress.

Kjo është arsyeja pse shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit studiuan një mjegull vdekjeprurës që ra për disa ditë në Londër më 1952. Së pari u shfaq më 5 dhjetor dhe u zhduk katër ditë më vonë.

Mjegulla la 12.000 njerëz të vdekur, rreth 150.000 të tjerë përfunduan në spitale dhe askush nuk e di sa kafshë kanë ngordhur brenda atyre katër ditëve.

Disa vjet më vonë, ligjet më të rrepta të ndotjes së ajrit u miratuan, por vetë shkaku nuk është ndriçuar deri tani.

Renyi Zhang dhe ekipi i tij pranuan një punë të vështirë. Ata zbuluan se dyoksidi i azotit reagoi kimikisht me dyoksid squfurin relativisht duke prodhuar acidin vdekjeprurës sulfurik.

"Për një kohë të gjatë ka qenë e njohur se sulfatet janë një pjesë e madhe e mjegullës, dhe grimcat e acidit sulfurik janë prodhuar nga dyoksidi i squfurit që del nga oxhaku i shtëpive dhe termocentraleve të qymyrit", tha Zhang, raporton Business Insider.

Ai gjithashtu vuri në dukje se deri më tani nuk ishte plotësisht e qartë se si dyoksidi i squfurit u konvertua në acid sulfurik.

Ata kanë identifikuar mekanizmat korrekte të reagimeve kimike dhe Zhang thotë se mjegulla natyrore endemike e Londrës përreth lumit Thames luajtën një rol të madh.

Nivelet e ngjashme të ndotjes ndodhin në Kinë, por asnjë rast i ngjashëm i mjegullës vdekjeprurëse nuk është raportuar deri më tani.

Studiuesit tani shpresojnë se të kuptuarit e shkaqeve të mjegullës vdekjeprurëse të Londrës do të ndihmojë qytetet e tjera të luftojnë kundër ndotjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat