Betohet qeveria e re në Greqi

Evropë

Betohet qeveria e re në Greqi

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 14:38
Ilustrim

Qeveria e re në Greqi e kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha betimin solemn dhe mori detyrën e re, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e re dha betimin vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të cilat partia konservatore Demokracia e Re (ND) e Mitsotakisit korri fitore bindëse.

Anëtarët e kabinetit të Mitsotakisit u betuan para kryepeshkopit athinas Ieronumos.

Për të përmbushur premtimin për ndërtimin e një Greqie sa më të përparuar, për të ulur taksat dhe përmes bisedimeve për të ulur masat rigoroze buxhetore, kryeministri Mitsotakis në kabinetin e tij emëroi politikanët me përvojë që kanë qenë pjesë e qeverive të mëparshme por edhe disa teknokratë.

Mitsotakis ia besoi rolin kryesor ministrit të Financave Christos Staikouras, i cili është një ekonomist dhe inxhinier i cili më parë ka ushtruar postin e zëvendëskryeministrit.

Nikos Dendias, është emëruar ministër i Jashtëm. Ai në karrierën e tij të mëparshme ka ushtruar postin e ministrit të Zhvillimit, pastaj të Mbrojtjes dhe Rendi Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat