Gjykata në Strasburg e dënon Rusinë për një rast të dhunës në familje

Evropë

Gjykata në Strasburg e dënon Rusinë për një rast të dhunës në familje

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:24
Ndërtesa e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) ka urdhëruar shtetin rus që të paguaj kompensim financiar, për një viktimë të dhunës në familje, që u largua nga vendi, pasi policia ka dështuar të ndërmarrë veprime kundër një ish-të dashuri, i cili e kishte kërcënuar.

Vendimi i gjykatës tha se autoritetet ruse kanë shkelur të drejtat e Valeria Volodina, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili ndalon torturën dhe "trajtimi çnjerëzor ose degradues" si dhe diskriminimin.

Gjykata Evropiane, vendosi se Rusia duhet të paguajë atë me 20.000 euro si kompensim dhe 5.875 euro për të mbuluar shpenzimet e saj gjyqësore.

Volodina, një ish-banore e Rusisë, ka paraqitur ankesën e saj në Gjykatë në qershor të vitit 2017.

Në ankesën e saj, ajo tha se ish i dashuri i saj, e ka rrahur rëndë disa herë, e ka kërcënuar se do ta vriste, dhe e ka rrëmbyer atë.

Volodina gjithashtu tha se policia në Ulyanovsk, ka injoruar thirrjet e shumta që ajo i kishte bërë për të hetuar, se si ishte duke u trajtuar nga ish i dashuri i saj.

Në fillim të vitit 2018, autoritetet në Ulyanovsk ranë dakord për të akuzuar një person për shkelje të privatësisë së Valeria Volodina, pasi ai publikoi fotografi intime të saj.

Por hetimet kurrë nuk përfunduan në Gjykatë.

Duke u frikësuar për sigurinë e saj, Volodina ndryshoi emrin e saj dhe iku nga Rusia.

Agjencia shtetërore e statistikave të Rusisë thotë se gjatë vitit 2016, 16 milion gra ishin viktima të dhunës familjare në Rusi.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se ankesat nga ana e grave për abuzim janë rritur që prej se ligjvënësit rusë në vitin 2017 dekriminalizuan dhunën në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat