Britanikët “çlirojnë” ishullin nga pushtimi rus

Evropë

Britanikët “çlirojnë” ishullin nga pushtimi rus

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:37
Ushtria britanike

Njësia e Komandove të Marinës Mbretërore Britanike është përfshirë në një stërvitje ku parashikohet çlirimi i një ishulli në Estoni nga pushtimi rus.

Fotot e publikuara nga Marina Mbretërore tregojnë zhvillimin e gjithë operacionit, që nga zbarkimi në ishull e deri te rrethimi i “armikut” me mjete amfibe e helikopterë, dhe avionë të Forcave Ajrore Mbretërore duke demonstruar në këtë mënyrë forcën para njësive të tjera aleate.

Frika e vendeve baltike për një pushtim rus është rritur së tepërmi me përshkallëzimin e tensioneve mes Presidentit Vladimir Putin dhe Perëndimit. Në disa raste, avionët britanikë kanë kapur interceptuar avionë të ushtrisë ruse që fluturonin brenda hapësirës ajrore estoneze, ndërsa “përplasje” ka pasur edhe në pika të tjera, duke filluar nga Kaliningradi deri në brigjet e Britanisë së Madhe.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat