Laburistët kërkojnë referendum të ri mbi Brexit

Evropë

Laburistët kërkojnë referendum të ri mbi Brexit

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 17:07
Ilustrim

Partia Laburiste britanike i ka bërë thirrje pasardhësit të kryeministres Theresa May për të organizuar një referendum tjetër për largimin ose qëndrimin e vendit në BE.

Udhëheqësi i partisë opozitare  Jeremy Korbin tha se laburistët do të zotoheshin të qëndronin në BE nëse kryeministri i ri organizon një referendum të ri, raporton AP.

Ai shtoi se Partia Laburiste ka  marrë këtë qëndrim për të ndaluar Brexit pa një marrëveshje.

"Në këto rrethana, dua të bëj të qartë se Partia Laburiste do të zhvillojë një fushatë për të ndaluar daljen pa një marrëveshje që nuk mbron ekonominë dhe vendet e punës", tha Korbin.

Kryeministrja May, muajin e kaluar njoftoi se do të jepte dorëheqjen pasi nuk arriti të fitojë mbështetjen e Parlamentit për marrëveshjen mbi Brexit.

Për pasardhësin e saj si kryeministër dhe në krye të Partisë Konservatore janë duke luftuar deputetët Boris Johnson dhe Jeremy Hunt.

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE është planifikuar për datën 31 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat