Franca vendos taksë ekologjike në biletat e avionit

Evropë

Franca vendos taksë ekologjike në biletat e avionit

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Franca vendosi sot aplikimin duke filluar nga viti 2020 të një takse ekologjike nga 1,5 deri në 18 euro për çdo biletë avioni.

Kjo masë, pritet të sjellë duke filluar nga viti 2020, 280 milionë euro në vit që do t’i dedikohen investimeve në infrastrukturat e transporteve më ekologjike, kryesisht ato hekurudhore.

Kjo taksë, që do t’i aplikohet fluturimeve me nisje nga Franca dhe jo atyre në mbërritje, do të jetë 1,5 euro për klasën ekonomike për fluturimet e brendshme dhe brenda Europës,.

Ajo do të jetë nëntë euro për fluturimet e klasës biznes, tre euro për fluturimet e klasës ekonomi jashtë Bashkimit europian dhe 18 euro për këto fluturime në klasën biznes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat