Flet Angela Merkel pasi u pa duke u dridhur për herë të tretë - Bota Sot
Flet Angela Merkel pasi u pa duke u dridhur për herë të tretë

Evropë

Flet Angela Merkel pasi u pa duke u dridhur për herë të tretë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 15:02
Angela Merkel

Kancelarja gjermane është parë duke u dridhur pa kontroll përsëri derisa ishte së bashku me kryeministrin finlandez në një takim bilateral.

Angela Merkel ka insistuar se është me shëndet të mirë pasi që përjetoi dridhjen e tretë brenda disa javëve.

Kësaj radhe Merkel ishte parë duke u dridhur më pak se dy herat e kaluara, dhe dridhja ndaloi kur Merkel lëvizi.

“Jam mirë dhe nuk duhet të shqetësoheni” ka thënë kacelarja gjermane në konferencën për shtyp pas takimit.

Dridhjet e pakontrolluara të saj kanë bërë që të lindin spekulime rreth shëndetit të saj. Herat e kaluara që u pa duke u dridhur Merkel i la fajin dehidrimit.

24 orë pasi që u pa duke u dridhur për herë të dytë ajo udhëtoi për në Japoni ku mbahej Samiti i G20’ës. Atje ajo ishte kujdesur që të mos binte shumë në sy të gazetarëve dhe u kishte ikur takimeve në publik me liderë të shteteve më të mëdha botërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...