Britania pritet të goditet nga stuhitë dhe vërshimet

Evropë

Britania pritet të goditet nga stuhitë dhe vërshimet

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 16:09
Ilustrim

Stuhitë pritet të sjellin reshje të mëdha të shiut dhe vërshime në disa pjesë të Britanisë së madhe gjatë 24 orëve të ardhshme. Meteorologët kanë paralajmëruar për tollovi në trafik dhe rrezik për jetën e qytetarëve.

Rreth pesë centimetra shi besohet se do të bie brenda tri orësh të enjten në pjesën veriore të Anglisë dhe në Skoci, ndonëse këto ditë ka mbretëruar mot i ngrohtë dhe me diell.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Zyra e Meteorologjisë, vërshimet mund t’i prekin edhe shtëpitë dhe bizneset e ndryshme dhe se niveli i ujit mund të rritet deri në atë masë, sa të shkaktojë rrezik për jetën e banorëve.

Pritet që qytetet që do të goditen më së shumti nga stuhia dhe vërshimet janë Mançesteri, Sheffieldi dhe disa qytete të Skocisë. Pritet që reshjet e shiut në këtë pjesë të fillojnë në mesditën e së enjtes dhe të vazhdojnë deri në orën 9 të mbrëmjes.

Stuhitë mund të shfaqen edhe në jug, por pritet që niveli i reshjeve të shiut të jetë më i vogël, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat