Në Gjermani, dy 12 vjeçar dhe tre 14 vjeçar e përdhunojnë një vajzë 18 vjeçare

Evropë

Në Gjermani, dy 12 vjeçar dhe tre 14 vjeçar e përdhunojnë një vajzë 18 vjeçare

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Përdhunimi i dyshuar i një gruaje nga një grup tinejxherësh në qytetin e Ruhrit në Mulheim e ka shokuar Gjermaninë dhe e ka hapur një debat të madh lidhur me moshën se kur duhet të merret përgjegjësia kriminale.

Pesë djem – tre 14 vjeçar dhe  dy 12 vjeçar – janë arrestuar nga policia të premtën mbrëma në lidhje me “një sulm të rëndë seksual”, raporton The Guardian.

Një vajzë 18 vjeçare po trajtohej në spital pasi u sulmua me “dhunë ekstreme” seksuale, siç e përshkroi zëdhënësja e policisë.

Të hënën, prokurorët në rajonin e Ruhrit njoftuan se e kishin burgosur njërin nga 14 vjeçarët e dyshuar, duke marrë parasysh faktin se sa i rëndë ishte rasti.

Të pesë djemtë janë suspenduar nga shkolla deri në fillimin e pushimeve verore më 15 korrik.

Sot në mëngjes, mediat gjermane raportuan që policia po e investigonte një tjetër sulm seksual nga minorenët në të njëjtin qytet. Në incidentin e fundit, një vajzë 15 vjeçare ishte rrethuar nga pesë djem të moshës 11 deri në 17 vjeç, dhe ishte ngacmuar e prekur në vende të papërshtatshme.

Sipas ligjit në Gjermani, fëmijët nën moshën 14 vjeçare nuk mund të mbajnë përgjegjësi penale. Përgjegjësia bie mbi kujdestarët e tyre ligjorë apo mbi zyren e mirëqenies lokale të fëmijëve.

Për dallim nga vendet si Anglia, Uellsi dhe Republika e Irlandës ku mosha për të marrë përgjegjësi penale është vetëm 10, mosha e kriminalitetit në Gjermani shihet si shumë e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat