BE: Tragjedia në Srebrenicë obligon për forcimin e paqes në rajon

Evropë

BE: Tragjedia në Srebrenicë obligon për forcimin e paqes në rajon

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:45
Serbrenicë

(E plotësuar) - Kreu i diplomacisë së BE-së Federica Mogherini dhe komisionari evropian për Zgjerim Johannes Hahn vlerësojnë se Srebrenica është një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane dhe bënë thirrje për tejkalimin e barrës të së keqes së kaluar.

"Sot shënojmë gjenocidin në Srebrenicë. Dhe pas 24 vjet të kësaj tragjedie vazhdon të na ndjekë, "tha Mogherini dhe Hahn në deklaratën e përbashkët duke shprehur simpati për " viktimat dhe jetët e atyre që janë prekur nga kjo ndodhi tragjike, " dhe kujtojnë detyrimin për forcimin e paqes të qëndrueshme në BeH, rajonin më të gjerë.

"Nuk ka vend për retorikë, mohim, revizionizim apo lavdërim të kriminelëve të luftës. Përpjekjet për të rindërtuar historinë në BeH apo gjetkë janë të papranueshme. Në rrugën e BeH në anëtarësimin në BE, prioritet i të gjithë liderëve politikë në vend që të punojnë aktivisht për të nxitur dialogun dhe respektin", thanë  Mogherini dhe Hahn.

Përkujtohen viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Youth Initiative for Human Rights Kosovë bashkë me aktivistë po përkujtojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat