Merkel qëndron ulur gjatë intonimit të himnit

Evropë

Merkel qëndron ulur gjatë intonimit të himnit

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:38
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrja danez Mete Frederiksen qëndruan sot ulur gjatë intonimit të himnit në Berlin, një ditë pasi Merkel pësoi dridhje në ceremoni të ngjashme.

Merkel nuk tregoi asnjë shenjë të shëndetit të keq sot, por ajo ishte ulur me një mysafir para ndërtesës së Qeverisë në Berlin, e cila është gjithashtu e pazakontë kundër protokollit gjatë nderimeve ushtarake dhe shtetërore.

Kancelarja dje pësoi dridhjen e tretë derisa qëndronte me kryeministrin e Finlandës Antti Rinne.

Kancelarja gjermane nuk ishte mirë më 27 qershor, kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në një ceremoni për të emëruar një ministër të ri të Drejtësisë. Merkel atëherë iu ofrua një gotë ujë që ajo e refuzoi.

Pas gjysmë ore Merkel erdhi në parlament dhe dukej mirë. Pothuajse e njëjta skenë u zhvillua ndërsa Merkel e mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky njëmbëdhjetë ditë më parë.

Merkel (65) qëndroi pranë Zelensky në diell, ndërsa grupi ushtarak luajti himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës kur ajo filloi të dridhej.

Ajo ka thënë se ndihet mirë me shëndet dhe se gjëra të tilla “vijnë e shkojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat