160 vjet Big Ben, kulla e orës londineze ende në restaurim

Evropë

160 vjet Big Ben, kulla e orës londineze ende në restaurim

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:54
Foto

Ora më e famshme e botës, ‘Big Beni’, mbush 160 vjeç këtë vit dhe përvjetorin e feston me restaurim. Kulla 96 metra e lartë, një prej strukturave më të fotografuara në Britani, është duke u rinovuar falë programit më të shtrenjtë të mbrojtjes së saj që është miratuar ndonjëherë. Përgjatë punimeve të nisura në 2017-n e që pritet të përfundojnë në vitin 2021, këmbana e strukturës së famshme nuk do të lëvizet, mgjithatë ajo po qëndron në heshtje, me përjashtim vetëm të ndonjë eventi të rëndësishëm si kremtimet e Vitit të Ri.

“Është një program ambicioz që të lejon dhe pak liri veprimi, sepse me çdo ndërtesë ekzistuese – e sidomos me një godinë unike si kjo që është pjesë e Trashëgimisë Botërore, ekziston mundësia që me të hequr shtresat të filloni të gjeni gjëra që nuk i prisnit. Kjo ndodhi me çatinë, ku nuk e prisnim të gjenim disa copëra që nuk prisnim të ishin aty. Pra, megjithë kujdesin e madh, dhe parashikimeve të hollësishme, gjithmonë del se ka punë shtesë për të bërë”, thotë arkitekti Adam Ëatrobski/

Një e ashtëquajtur “kapsule kohe“, apo kuti e lënë për tu zbuluar në të ardhmen, u gjet në pjesën e  çatisë, e fshehur nga ekipi që kishte kryer atje disa punime restaurimi në 1950-n, për shkak të dëmtimeve të pësuara nga bombat. Ekipi aktual vendosi një kapsulë të re në majën e kullës, brenda së cilës ndodhet lista e personave që punuan për ripërtëritjen e saj, si dhe mesazhet e disa nxënësve të shkollave fillore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat