Merkel: E di se duhet të shqetësohem për shëndetin tim

Evropë

Merkel: E di se duhet të shqetësohem për shëndetin tim

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 16:41
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se ajo duhet të kujdeset për shëndetin e saj pasi u trondit në tri raste gjatë ngjarjeve publike.

"Së pari, mund të kuptoni se unë jam e vetëdijshme për përgjegjësinë e punës sime. Unë sillem me përgjegjësi kur është në pyetje shëndeti im, "u tha Merkel gazetarëve kur u pyet për shëndetin e saj në një konferencë shtypi me kryeministren daneze Meta Frederiksen.

"Unë personalisht jam e interesuar të jem mirë dhe brengosem për shëndetin tim", tha kancelarja, e cila do të festojë ditëlindjen e 65-të javën e ardhshme, duke bërë shaka se çdo ditëlindje i kujton asaj se ajo është më e vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat