18 të plagosur nga moti i keq në Itali

Evropë

18 të plagosur nga moti i keq në Itali

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 18:29
Ilustrim

18 persona janë lënduar nga moti i keq në qytetin e Peskarës në Itali.

Të paktën 18 persona u plagosën dje pas reshjeve të rrëmbyera të shiut në qytetin e Peskarës, sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA.

Të plagosurit përfshinë edhe një shtatzënë, e cila lëndua në kokë, por që mori menjëherë trajtim mjekësor.

Në Milano Marittima, një grua u plagos rëndë, ndërkohë që një pishë 200-vjeçare u shkul nga një tornado.

Në Molise ra breshër me madhësinë e një topi ping-pongu, u thyen dritare dhe u dëmtuan makina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat