Përmbyset kamioni me limonë, 3 të vdekur

Evropë

Përmbyset kamioni me limonë, 3 të vdekur

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 23:38
Pamje nga aksidenti

3 persona kanë humbur jetën pasditen e së premtes pasi një kamion i mbushur me limonë është përplasur me barrierat duke u përmbysur në një rrugë në lindje të Turqisë.

Sipas agjencisë së lajmeve “DHA”, aksidenti ndodhi në Gaziantep rreth orës 19:00 kur shoferi humbi kontrollin e mjetit për arsye ende të paditura.

Limonët u përhapën në rrugë duke bllokuar qarkullimin, ndërsa në aksident humbën jetën shoferi dhe 2 persona të tjerë që e shoqëronin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat