Foshnja 10 muajsh mbytet me frut në çerdhe, vdes pas 24 orësh në spital - Bota Sot
Foshnja 10 muajsh mbytet me frut në çerdhe, vdes pas 24 orësh në spital

Evropë

Foshnja 10 muajsh mbytet me frut në çerdhe, vdes pas 24 orësh në spital

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 07:56
Ilustrim

Një foshnjë vetëm 10 muajsh gjeti vdekjen në një çerdhe në Edimburg të Skocisë, i mbytur me një frut që po hante.

Ngjarja e rëndë vjen nga çerdhja private ‘Bright Horizons di Corstorphine’, ku fëmija ndërroi jetë 24 orë pas dërgimit në spital.

Kjo bëri që çerdhja të mbyllet në mënyrë që hetuesit të kryejnë veprimet e rastit.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spital, me vështirësi në frymëmarrje pasi i kishte ngecur një copë mangoje, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjeti vdekjen.

Prindërit e fëmijës janë në gjendje shoku, ashtu sikundër dhe punonjësit e çerdhes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...