Pas stuhisë, Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Evropë

Pas stuhisë, Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 21:45
Foto

Ditë më parë, Greqia, u përballë më stuhi të fuqishme, ku la të vdekur 9 persona e plagosi qindra të tjerë.

Por siç duket Greqia nuk po gjen qetësi nga katastrofat natyrore, pasi të shtunën, paradite u përball me zjarre të fuqishëm ndërsa, pasditen e së shtunës është goditur dhe nga një tërmet i fortë.

Sipas mediave greke, një tërmet 5.2 ballë i shkallës Riheter ka tronditur veriun e Greqisë, shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit Stanos dhe 45 km larg Prevezës.

Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe janë ndjerë edhe në territorin shqiptar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale apo në njerëz.

Më herët Greqia është tronditur nga një stuhi e fuqishme, që ka lënë të vdekur 9 turistë dhe ka plagosur qindra të tjerë.

Edhe zjarri që goditi vendin fqinj ka shkaktuar dëme të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat