Në Turqi arrijnë dërgesa të reja të sistemit rus S-400 - Bota Sot
Në Turqi arrijnë dërgesa të reja të sistemit rus S-400

Evropë

Në Turqi arrijnë dërgesa të reja të sistemit rus S-400

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 15:52
ilustrim

Rusia ka dërguar komponentët e rinj të sistemit të saj të mbrojtjes raketore S-400 në Turqi.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi sot se kontingjenti i pestë dhe i gjashtë rus ka arritur në bazën ajrore Murted, që gjendet pranë kryeqytetit, Ankara.

Ministria po ashtu tha se edhe dy aeroplanë të tjerë, pritet të vijnë gjatë ditës.

Turqia ka pranuar tri dërgesat e para të komponentëve të sistemit S-400 më 12 korrik dhe dërgesën e katërt një ditë më pas.

Ankaraja ka blerë sistemin e mbrojtjes raketore ruse, pavarësisht se Uashingtoni e ka kërcënuar atë me sanksione, përcjell rel.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët konsiderojnë se sistemi S-400 nuk është në përputhje me sistemet e NATO-s dhe paraqet kërcënim për avionët luftarakë të tipit F-35.

SHBA-ja i ka dhënë afat Turqisë që deri më 31 korrik të tërhiqet nga blerja e këtij sistemi ose në të kundërtën nuk do të ketë më kontratë me Uashingtonin për prodhimin e avionëve F-35.

Por, Uashingtoni tashmë ka nisur procedurat e heqjes së Turqisë nga programi për prodhimin e avionëve F-35 dhe po ashtu ua ka ndaluar trajnimin pilotëve turq në SHBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...