Incidente në Paris pas paradës ushtarake

Evropë

Incidente në Paris pas paradës ushtarake

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 17:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Demonstruesit të cilët pretendojnë se i përkasin lëvizjes "Jelekët e verdhë", si dhe protestuesit e ndryshëm sot u përleshën me policinë në Paris në fund të paradës ushtarake të mbajtur me rastin e festës kombëtare, Dita e Bastilës.

Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa demonstruesit i vunë zjarr disa kontejnerëve me mbeturina,.

Radio France Info njoftoi sot se 152 persona u arrestuan në margjina të paradës ushtarake. Ndër të burgosurit janë udhëheqësit e lëvizjes qytetare "Jelekët e verdhë" Erik Drue, Jerome Rodriguez dhe Nicole Maxim, tha prefektura e Parisit.

Nuk ka raporte për qytetarët e lënduar për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat