Ukraina do t’i kastrojë të gjithë pedofilët dhe përdhunuesit

Evropë

Ukraina do t’i kastrojë të gjithë pedofilët dhe përdhunuesit

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Ligji i ri, i cili mund të miratohet në parlamentin e Ukrainës, do ti kastrojë të gjithë personat mbi 18 vjeç, në rast se kryejnë krimin e pedofilisë apo përdhunimit.

E kjo sipas propozimit, të dënuarit do të kastrohen me forcë përmes injeksioneve kimike. Ligji me gjasë do të aplikohet për persona të moshës mbi 18 vjeç, të cilët gjenden fajtorë për përdhunim të personave të mitur.

Ky ligj, sipas agjencisë ukrainase, Ukrinform, “përfshinë injeksion me forcë të përbërjes kimike e cila e redukton aktivitetin seksual”.

Ligji do të aplikohet tek të gjithë ata që përdhunojnë fëmijë, duke përfshirë edhe përdhunim të fëmijëve që e kalojnë fazën e pubertetit.

Në vitin 2017, sipas statistikave, 320 fëmijët janë përdhunuar në Ukrainë, por besohet se numri i pedofilëve mund të jetë me mijëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat