Kryeministri në ardhje i Britanisë: Islami po i lë vendet myslimane me shekuj mbrapa

Evropë

Kryeministri në ardhje i Britanisë: Islami po i lë vendet myslimane me shekuj mbrapa

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 18:05
Boris Johnson

Boris Johnson, që më 23 korrik pritet të bëhet kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, është kritikuar ashpër për fjalët e tij se Islami e ka bërë botën myslimane që “literalisht të mbetet shekuj mbrapa” perëndimit, në një ese që doli në dritë nga the Guardian.

Duke shkruar për rritjen e religjionit në një shtojcë të shtuar për edicionin e mëvonshëm të Ëndrra e Romës, në librin e vitit 2006 për Perandorinë Romake, Johnsoni thotë se ka diçka te islami që e ka penduar zhvillimin në pjesë të botës.

Në një ese të titulluar “Dhe më pas erdhën myslimanët” të vitit 2007, Johnsoni shkroi: “Duhet të ketë diçka rreth islamit që përnjëmend ndihmon në shpjegimin e arsyes pse nuk kishim ngritje të borgjezisë, nuk kishim kapitalizëm liberal dhe prandaj as shpërndarje të demokracisë në botën myslimane.”

“Diçka i bëri vendet myslimane [islami] që bukfalisht të mbesin me shekuj mbrapa perëndimit.”

Kandidati kryesor për ta marrë kreun e partisë problemin kryesor e sheh te “konservatorizmi religjioz fatal”.

Mohammed Amin, ish kreu i Forumit Mysliman Konservativ, ka thënë se analiza e Johnsonit rrezikonte “që aktivisht të promovonte urrejtje për myslimanët”. Amini ishte përjashtuar nga forumi në qershor pasi e kishte kritikuar mosgatishmërinë e lidershipit të partisë për të raportuar islamofobinë, dhe e kishte kritikuar popullaritetin e Johnsonit me rritjen e Adolf Hitlerit në vitet 1930.

Në po të njëjtën ese, Johnsoni e pranonte se edhe Krishterimi e kishte historinë e saj të “mizorisë së gërditshme”.

Stërgjyshi i Johnsonit kishte qenë një turk mysliman dhe kjo shpresonte ai, do ta shpëtonte nga akuzat për islamofobi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat