I dashuri e qëllon me thikë në gjumë, 26-vjeçarja shtatzënë vdes bashkë me foshnjën

Evropë

I dashuri e qëllon me thikë në gjumë, 26-vjeçarja shtatzënë vdes bashkë me foshnjën

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 22:10
Kelly Mary Fauvrelle

Për pak kohë do të sillte në jetë fëmijën e saj, por u vra në krevat, teksa flinte gjumë.

26-vjeçarja Kelly Mary Fauvrelle u qëllua në mënyrë vdekjeprurëse nga i dashuri i saj Aaron McKenzie, 25 vjeç, gjatë kohës që flinte në shtëpinë e saj në Thornton Heat, në jug të Londrës.

E reja ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe priste të sillte në jetë vogëlushin Riley, i cili gjithashtu gjeti vdekjen gjatë sulmit barbar.

Kelly u gjet mes një pellgu gjaku nga e motra, e cila lajmëroi me urgjencë ndihmën e shpejtë. Vajza iu nënshtrua një lindje me operacion, por gjeti vdekjen gjatë saj, ndërkohë që vogëlushi ndërroi jetë pas katër ditësh.

Në momentin e ngjarjes së ndodhur në mes të muajit qershor, familja e së resë ishte në shtëpi, dhe ajo kishte rënë për të fjetur, kur u dëgjuan ulërima nga dhoma e saj.

Kur shkuan për të parë çfarë kishte ndodhur u përballën me skenën rrëqethëse, por i iu ishte zhdukur.

Vetëm të premten e lënë pas ai u arrestua, i akuzuar për vrasje me paramendim në rrethana rënduese. Dyshohet se krimi i rëndë ndodhi pas konflikteve mes dy të rinjve, teksa Aaron nuk kishte marrë përsipër përgjegjësitë për fëmijën.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat