Kroacia mohon përdorimin e forcës gjatë kontrollit kufitar - Bota Sot
Kroacia mohon përdorimin e forcës gjatë kontrollit kufitar

Evropë

Kroacia mohon përdorimin e forcës gjatë kontrollit kufitar

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:14
Kolinda Grabar-Kitaroviq

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, tha se policia kroate po vepron ligjërisht dhe në mënyrë njerëzore, gjatë kontrollit të kufirit shtetëror në parandalimin e emigracionit të paligjshëm.

“Mjetet e detyrimit ndaj atyre që shkelin ligjin bëhet në masën më të ulët”, theksoi ajo.

Të hënën organizata Human Rights Watch (HRW), i ka dërguar presidentes së Kroacisë, një letër, në të cilën kërkon që Kroacia duhet të ndalë menjëherë kthimin e migrantëve dhe azilkërkuesve në Bosnje dhe Hercegovinë

HRW dhe organizata tjera, përfshirë UNHCR-në dhe Këshillin e Evropës, kanë raportuar rregullisht për rritjen e shqetësimeve për dhunën e zyrtarëve kroatë ndaj migrantëve në kufirin me Bosnjën.

“Zagrebi duhet t’i japë fund dëbimit të paligjshëm dhe dhunës kundër migrantëve në kufijtë e saj”, tha Lydia Gall, hulumtuese e lartë për Ballkanin në Human Rights Watch.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...