Ndahen motrat binjake të ngjitura në kokë, operacioni zgjati 50 orë

Evropë

Ndahen motrat binjake të ngjitura në kokë, operacioni zgjati 50 orë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:58
Safa dhe Marwa Ullah

Edhe pse u quajt një mision i pamundur, mjekët kanë arritur që të ndajnë dy motrat binjake të ngjitura në kokë.

Safa dhe Marwa Ullah, iu nënshtruan një operacioni të gjatë 50 orësh, në spitalin Great Ormond Street në Londër.

Motrat 2-vjeçare nga Charsadda në Pakistan, iu nënshtruan tri operacioneve për të ndarë kokën.

Vajzat, babai i së cilave vdiq nga një atak në zemër ndërsa nëna e tyre ishte shtatzënë, kanë dalë nga spitali.

Ato do jetojnë në Londër me nënën e tyre Mohammad Sadat Hussain, 57 vjeç dhe xhaxhain Mohammad Idrees. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat