71 vite të martuar, burrë e grua vdesin në një ditë

Evropë

71 vite të martuar, burrë e grua vdesin në një ditë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 19:12
Herbert DeLaigle dhe Frances Delaigle

Ata kishin 71 vite që ishin martuar, dhe ikën nga kjo botë në një ditë. Bëhet fjalë për çiftin Herbert DeLaigle, 94-vjeçar, dhe Frances Delaigle, 88-vjeçare.

Ata u ndanë nga jeta të premten e kaluar, në të njëjtën ditë, vetëm me 12 orë diferencë.

Dashuria e tyre nisi shtatë dekada më parë në një kafënë të Britanisë.

“Frances punonte në një kafene të vogël. E shihja atë duke hyrë dhe duke dalë dhe ia vura syrin. Më në fund, e gjeta guximin për t’i kërkuar takim”, kishte thënë plaku Herbert në një intervistë të realizuar vitin e kaluar.

Gjatë kësaj interviste, ai tregoi se në takimin e parë me të dashurën kishte vendosur të shkonte në kinema, ndërsa pas një viti i kishte bërë propozim për martesë.

Ata kishin qëndruar për gjashtë vjet në Gjermani, sepse burri shërbente si ushtar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat