Arrestohet vrasësi i shkencëtares, trupi i saj u gjet në bunker

Evropë

Arrestohet vrasësi i shkencëtares, trupi i saj u gjet në bunker

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 19:51
Suzanne Eaton

Një i ri 27-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë shkencëtaren amerikane, Suzanne Eaton, në Kretë të Greqisë.

Mediat ne vendit fqinj raportojnë se ai ka pranuar se është autor i ngjarjes së rëndë.

Eaton u raportua e humbur nga miqtë e saj me 2 korrik, pasi shkoi për të bërë vrap. Ajo u gjet e vdekur brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore gjashtë ditë më vonë.

Shkencëtarja nga Instituti Max Planck kishte marrë pjesë në një konferencë në ishull. Policia në një deklaratë tha se ajo ishte mbytur dhe motivi i mundshëm ishte abuzimi seksual.

Sipas medieve greke, i dyshuari është nga Kreta, i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat