Ja kë e përkrahë eurodeputetja shqiptare, për shefe të re të BE-së

Evropë

Ja kë e përkrahë eurodeputetja shqiptare, për shefe të re të BE-së

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 20:27
Eurodeputetja shqiptare, Arba Kokallari

Deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian, Arba Kokalari, ka treguar që sot do të votojë për zgjedhjen e Ursula von der Leyen në pozitën e kryetares së Komisionit Europian.

Von der Leyen është nominuar para dy javëve për këtë pozitë nga udhëheqësia e tanishme e bllokut. Shumë deputetë kishin thënë se nuk do e votonin atë, dhe të tjerët që janë nominuar për pozita kyqe, për shkak se nuk janë zgjedhur në mënyrë demokratike.

Gjithsesi, Kokalari ka bërë të ditur se do mbështesë kandidatën që vjen nga grupi i saj në Parlament EPP.

“Ajo është shumë kompetente dhe ka fuqi unifikuese. Po ashtu ajo ka vullnetin për të zgjidhur sfidat tona më të mëdha dhe i duhet tani Bashkimit Europian”, ka thënë Kokalari.

Votimi për von der Leyen do të ndodhë sonte në Parlamentin Europian dhe për të u zgjedhur von der Leyenit i duhet vetëm një shumicë e thjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat