Edhe 65-vjetorin Merkel e kalon në krye të… detyrës!

Evropë

Edhe 65-vjetorin Merkel e kalon në krye të… detyrës!

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:18
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë sot një takim qeveritar në Berlin edhe pse feston 65-vjetorin.

“Kjo do të thotë që nuk jemi më të rinj. Por, më me përvojë, ndoshta”, tha Merkel javën e kaluar kur u pyet për ditëlindjen e saj.

Përpara fillimi të takimit qeveritar, ministrja e Bujqësisë, Julia Kloeckner i uroi asaj ditëlindjen.

“E zgjuar, e matur, pragmatike dhe me aftësinë t’i besuar pasjen në fokus të çështjeve të mëdha – kjo është Angela Merkel”, tha Kloeckner.

“Ajo feston ditëlindjen e saj ashtu siç pritet, pa ekzaltime dhe në punë”, shtoi ajo./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat