Dy gazetarë turq dhe një aktiviste lirohen nga akuzat për terrorizëm

Evropë

Dy gazetarë turq dhe një aktiviste lirohen nga akuzat për terrorizëm

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:14
Protestues që kërkonin lirimin e Erol Onderoglut, Ahmet Nesinit dhe Sebnem Korur Fincancit.

Një gjykatë në Stamboll liroi dy gazetarë turq dhe një aktiviste të të drejtave të njeriut nga akuzat për terrorizëm.

Tre të pandehurit u akuzuan për përhapje të propagandës terroriste përmes punës së tyre në një gazetë kurde, e cila më pas u mbyll.

Erol Onderoglu, përfaqësues i Turqisë në organizatën ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, Ahmet Nesin, gazetar, dhe Sebnem Korur Fincanci, kryesuese e Fondacionit të të Drejtave të Njeriut në Turqi, u arrestuan në qershor të vitit 2016.

Të tre ata i mohuan akuzat, duke thënë se mbrojnë fjalën e lirë.

Reporterët pa Kufij, në indeksin vjetor të lirisë së shtypit, e radhisin Turqinë të 157-ën, në mesin e 180 vendeve, pjesërisht për shkak se Turqia është vendi me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur.

Vitin e kaluar, Turqia burgosi gjithsej 68 gazetarë - më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Shumica e të burgosurve ose e të akuzuarve janë me prejardhje kurde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat