Rusia mban marinarë ukrainas në paraburgim, pavarësisht bisedimeve të shkëmbimit

Evropë

Rusia mban marinarë ukrainas në paraburgim, pavarësisht bisedimeve të shkëmbimit

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 18:42
Ilustrim

Një gjykatë në Moskë vendosi të mërkurën të mbajë 24 marinarë ukrainas të kapur nga Rusia jashtë brigjeve të Krimesë në paraburgim për tre muaj të tjerë pavarësisht bisedimeve të kohëve të fundit midis Moskës dhe Kievit për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve, raporton Reuters.

Rusia kapi tre anije të Ukrainës dhe ekuipazhet e tyre në nëntor 2018 në ujërat territoriale që ndanë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Moska akuzon marinarët për hyrje të paligjshme në ujërat ruse, diçka që Kiev e mohon.

Seancat gjyqësore të së mërkurës u vëzhguan nga afër pasi një zyrtar i lartë ukrainas tha të martën se një marrëveshje ishte arritur mes Moskës dhe Kievit për të shkëmbyer të burgosurit gjatë muajit të ardhshëm.

Presidenti Vladimir Putin dhe Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës Volodimir Zelenskiy diskutuan një kthim të mundshëm të të burgosurve kur ata folën me telefon për herë të parë javën e kaluar.

Ministria e jashtme e Ukrainës kundërshtoi vendimet e gjykatës së Moskës në një deklaratë, duke thënë se ata komplikuan tashmë marrëdhëniet e tensionuara midis vendeve dhe shkelin një vendim të Tribunalit Ndërkombëtar për Ligjin e Detit.

Gjykata me bazë në Hamburg tha në muajin maj se Moska duhet të lirojë menjëherë detarët. Kremlini hodhi poshtë thirrjen duke thënë se gjykata nuk kishte juridiksion për të marrë vendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat