Një fshat në Zvicër nxjerr në shitje 9 shtëpi me çmim 1 frang

Evropë

Një fshat në Zvicër nxjerr në shitje 9 shtëpi me çmim 1 frang

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 12:22
Ilustrim

Në një përpjekje për të ringjallur zonën pranë kufirit italian, një fshat malor zviceran po planifikon të shesë shtëpitë për vetëm 1 franga zvicerane. Sciada është pothuajse tërësisht e braktisur që nga vitet 1970, dhe për këtë arsye Bashkia italishfolëse Monti Scìaga, e vendosur në provincën e Ticinos, propozon ofertën e shitjes së 9 pronave me këtë çmim simbolik, si një mënyrë për të rivitalizuar shtëpitë e gurta fshatit.

Ky fshat dhe pse i braktisur e ka ruajtur strukturën origjinale me elemente arkitekturore tradicionale.

Si pjesë e ofertës, banorët e rinj duhet të rinovojnë plotësisht shtëpitë prej guri. Vendodhja e fshatit është favorizuese për ofertën që është bërë pasi është vetëm 70 milje larg nga Milano dhe për këtë arsye banorët e rinj mund të lëvizin lirisht për atje.

Këshilli lokal po planifikon që si fillim të ndërtojë një kasolle për udhëtarët dhe çiklistët në mënyrë që të tërheqë sa më shumë njerëz në këtë zonë.

Autoritet lokale të ndërtimit duhet të nënshkruajnë planin e propozuar para se shtëpitë të jenë në dispozicion për t’u blerë. Por kjo pritet të ndodhë në vjeshtë.

Në 2017, një fshat tjetër zviceran i quajtur Albinen në mënyrë të ngjashme me fshatin Sciada, u ofroi njerëzve 15 mijë paund për të lëvizur atje, si një mënyrë për të rritur popullsinë në rënie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat