Zbulohen në Suedi, dy varre të hershme vikinge

Evropë

Zbulohen në Suedi, dy varre të hershme vikinge

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 12:34
Foto

Dy vendvarrime me barka vikinge janë zbuluar pranë qytetit Uppsala në Suedi, vjeshtën e shkuar dhe që atëherë, vazhdon atje puna e kujdesshme e arkeologëve. Një nga varret mbante edhe eshtrat e një njeriu, një kali dhe një qeni.

“Këto janë varre barkash nga era vikinge. Në atë kohë, thuajse kushdo dhe çdo gjë digjej dhe varrosej në vende të ngjashme, që shihen në të gjithë rajonin, por disa njerëz në shoqëri, ndoshta shumë të rëndësishëm, varroseshin në barka që nuk digjeshin”, tha arkeologu Anton Seiler.

Trupat e individëve të tillë, rrethoheshin me bizhuteri, armë, kafshë e madje edhe skllevër dhe më pas i nënshtroheshin ritualit të funeralit që sipas mitologjisë norse mendohet se ndihmonte udhëtimin e personit të vdekur drejt botës së përtejme.

Siç rrëfen arkeologu, fillimisht hapej gropa, më pas vendosej në të barka e cila përdorej si arkivol për burra dhe gra të zonës. Edhe pse varrimet në varka datojnë që nga epoka e hekurit dhe ishin të zakonshme në periudhën vikinge, vetëm rreth 10 raste të ngjashme janë zbuluar në Suezi, kryesisht në provincat Uppland dhe Vastmanland. Zbulimi i fundit i këtij lloji në rajon është bërë në 1973, thuajse 50 vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat