Kryeministri kroat futet me roje në Komision Parlamentar, bëhet skandal në vend!

Evropë

Kryeministri kroat futet me roje në Komision Parlamentar, bëhet skandal në vend!

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 13:09
Andreja Plenkoviq me roje në Komision Parlamentar

Kryeministri i Kroacisë, Andreja Plenkoviq është futur në diskutimin e Komisionit Parlamentar për ministrat e rinj me anëtarë të sigurimit.

Kjo ka bërë që në Kroaci të quhet si skandal. Sipas protokollit, përfaqësuesit e sigurimit nuk lejohen të futen në mbledhje zyrtare qeveritare.

Në raste të tilla, konsiderohet se parlamenti apo qeveria është në rrezik të demokracisë.

Mediat kroate shkruajn se kryeministri Plenkoviq po frikësohet pas konflikti fizik që kishte me Nikola Grmojo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat