Ishin premtuar 800 milionë për Notre Dame, por vetëm kaq milionë janë dhuruar - Bota Sot
Ishin premtuar 800 milionë për Notre Dame, por vetëm kaq milionë janë dhuruar

Evropë

Ishin premtuar 800 milionë për Notre Dame, por vetëm kaq milionë janë dhuruar

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:23
Notre Dame

Dy miliarderë francezë që kishin premtuar të dhuronin 270 milionë funta për rindërtimin e katedrales së Notre Dame pasi që çatia e saj kishte marrë flakë dei tani kanë dhënë vetëm 18 milionë funta. Dhe kjo pasi që janë kritikuar publikisht.

Bernard Arnault, që është njeriu i dytë më i pasur në botë, dhe Francois Pinault, që është pronar i fir dhuruan shumën në mënyrë që restaurimi të fillojë.

Por miliarderët që premtuan edhe 490 milionë funta të tjera nuk kanë dhënë shumën e premtuar.

Zyrtari i lartë për komunikim publik për katedralen e Notre Dame, Andre Finot, ka zbuluar në fillim të muajit se ata që premtuan shuma të famshme nuk kanë paguar as edhe një cent.

Qeveria franceze këtë javë kaloi tre ligje për rikonstruktimin e objektit të famshëm.

Zjarri kishte kapluar çatinë e katedrales dhe pastaj zjarrfikësit e kishin pasur thuajse të pamundshme që të e fikin zjarrin, pasi që struktura e këtij objekti ishte e tëra prej druri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...