Më shumë se 60 balena pilote ngordhin në breg të detit

Evropë

Më shumë se 60 balena pilote ngordhin në breg të detit

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 18:07
60 balenat pilote

60 balena pilote janë gjetur në plazh në gadishullin e Snaefellsnes, në Islandë. Kanë qenë disa turistë amerikanë që kanë dashur të shohin këtë zonë me helikopter dhe kanë gjetur balenat.

“Po udhëtonim drejt veriut kur pamë plazhin e mbushur plot me balena. Kemi bërë xhiro shumë herë rreth zonën për të parë nëse vërtetë ishin balena, foka apo delfin. Në fund u ulëm dhe numëruam rreth 60 ekzemplarë, por besojmë që mund të jenë edhe të tjera të mbuluara nga rëra”, kanë treguar ata për Bbc.

Balenat pilote, që pavarësisht emrit i përkasin familjes së delfinëve, jetojnë të tufë.

Për biologen Edda Elisabet Magnusdottir është e mundur që grupi në fillim ka ndjekur gjitarët e parë të cilët kanë ngecur në plazh. Rrymat e forta mund t’i kenë shtyrë kafshët në breg, duke e bërë të vështirë për to kthimin në det të hapur.

Sipas Robert Arnar Stefansson, i Insitutit islandez të historisë natyrore, nuk është e zakonshme që balenat pilote të lëvizin në plazhe në këtë periudhë të vitit, por është e rrallë gjithashtu të gjesh kaq shumë ekzemplarë në breg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat