U përpoq t’i mbronte këlyshët, hajnat ia vodhën dhe ia shqyen fytyrën - Bota Sot
U përpoq t’i mbronte këlyshët, hajnat ia vodhën dhe ia shqyen fytyrën

Evropë

U përpoq t’i mbronte këlyshët, hajnat ia vodhën dhe ia shqyen fytyrën

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 15:57
Këlyshët që ishin lindur para pesë javësh u morën nga dy hajna

Disa grabitës të armatosur me thika të gjata i kanë vjedhur gjashtë këlyshë të vegjël dhe ia kanë shqyer një pjesë të fytyrës nënës së tyre kur ajo u përpoq t’i mbronte ata në Mançester të Britanisë së Madhe.

Këlyshët që ishin lindur para pesë javësh u morën nga dy hajna, të cilët e kishin përcjellë një burrë në zonën Harpurhey të Mançesterit të shtunën në mëngjes.

Pas njoftimit urgjent të policisë, këlyshët u gjetën rreth tri kilometra larg vendit ku u vodhën dhe u bashkuan përsëri me nënën e tyre, të quajtur Zena.

Lidhur me këtë rast, policia angleze e ka arrestuar një burrë 40-vjeçar, i cili është marrë në pyetje nga hetuesit. Zyrtarët policorë thanë se nëna e këlyshve ishte shumë e lumtur kur i pa sërish të vegjlit e saj.

“Të gjithë këlyshët janë të sigurt dhe të shëndoshë dhe janë bashkuar me nënë e tyre, e cila ishte shumë e lumtur kur i pa”, tha zyrtari policor, Nick Kershaw.

Policia ka kërkuar ndihmë për t’i gjetur hajnat e këlyshëve, të cilët nga dëshmitarët janë përshkruar si dy të rinj në të njëzetat me trupa thatanikë dhe të gjatë, shkruan “Independent”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...