Kryeministrja britanike thërret mbledhje emergjente për krizën me Iranin - Bota Sot
Kryeministrja britanike thërret mbledhje emergjente për krizën me Iranin

Evropë

Kryeministrja britanike thërret mbledhje emergjente për krizën me Iranin

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 11:13
Ilustrim

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, e ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të komitetit “Cobra” të hënën pas konfiskimit të një anije britanike nga Irani në Gjirin Persik.

Pritet që kryeministrja në këtë takim të informohet me zhvillimit më të reja nga ministrat dhe zyrtarët dhe të diskutohet për ruajtjen e sigurisë së lundrimit në këtë pjesë të botës.

Ky takim vjen pas raportimeve se ministrat britanikë janë duke e shqyrtuar ngrirjen e aseteve iraniane.

Ministri i jashtëm britanik, Jeremy Hunt, pritet të raportojë para deputetëve më vonë gjatë ditës lidhur me masat që do t’i ndërmarrë qeveria.

Ministri i mbrojtjes, Tobias Ellëood, tha se është e pamundur që të përcillen të gjitha anijet dhe se duhet të investohen më shumë mjete financiare në forcat detare, nëse Britania dëshiron të ketë rol në skenën ndërkombëtare.

Të premten, anija “Stena Impero” u konfiskua nga Rojet Revolucionare të Iranit në Ngushticën e Hormuzit pasi Irani tha se ajo i ka shkelur rregullat ndërkombëtare të lundrimit, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...