Shkrumbohen pyjet, dhjetëra të lënduar

Evropë

Shkrumbohen pyjet, dhjetëra të lënduar

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 15:31
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr masiv ka shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje në qendër të Portugalisë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Aktualisht, numërohen rreth 20 të lënduar, një prej qytetarëve u shoqërua në spital me plagë të rënda djegieje.

Më shumë se 1700 forca zjarrfikëse janë mobilizuar për kontrollimin e flakëve, por terreni i vështirë malor vështirëson misionin e tyre. Thatësira dhe temperaturat e larta janë gjithashtu kundër forcave zjarrfikëse që janë ndihmuar nga dhjetëra avionë për shuarjen e flakëve nga ajri.

Pista kryesore e hetuesve portugezë është ajo e zjarrvënës së qëllimshme. Autoritetet vendase arrestuan një 55-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vënë flakën pyjeve.

Zjarret masive në Portugali janë një fenomen jo i rrallë. Në vitin 2017, flakët që përpinë pyjet, shkaktuan rreth 100 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat