Partia Konservatore në Britani pritet të emërojë kryeministrin e ri - Bota Sot
Partia Konservatore në Britani pritet të emërojë kryeministrin e ri

Evropë

Partia Konservatore në Britani pritet të emërojë kryeministrin e ri

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 09:49
Boris Johnson dhe Jeremy Hunt

Emri i kryeministrit të ri të Britanisë pritet të bëhet publik të martën, derisa në garë për këtë pozitë janë Boris Johnson dhe Jeremy Hunt.

Rezultati i votimit të rreth 160 mijë anëtarëve të Partisë Konservatore do të kuptohet më vonë gjatë ditës në Londër.

Fituesi do të kthehet zyrtarisht në kryeministër gjatë ditës së mëkurë.

Johnson, ish-kryetar i Londrës, konsiderohet favorit për këtë pozitë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, e cila ka dhënë dorëheqje në shenjë revolte pas mospërkrahjes së politikës së saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian, do të drejtojë mbledhjen e fundit të kabinetit britanik, ditën e martë.

Fushata për të fituar pozitën e liderit të Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht edhe të kryeministrit është dominuar nga diskutimet për Brexit.

Hunt, Sekretar i Jashtëm britanik, ka thënë se synon të sigurojë një Brexit me marrëveshje.

Johnson në anën tjetër ka thënë se kërkon që patjetër të largojë Britaninë nga BE-ja më 31 tetor, duke përfshirë mundësinë e largimit pa marrëveshje.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...